Vjosa Osmani u bë Presidente e Kosovës. Që nga atëherë iniciativa e saj politike, “Lista Guxo”, ende nuk ka nisur procedurat për t’u regjistruar si subjekt politik.
Pozitën e Osmanit disi e trashëgoi Donika Gërvalla-Schwarz, ndonëse pa konventë zgjedhore.
Kjo e fundit bëri me dije se edhe në zgjedhjet lokale do të jenë bashkë me Vetëvendosjen, për çka po kundërshtohet në disa qytete të tjera.
Koordinatori i degës së Ferizajt thotë se do të garojnë ndaras Vetëvendosjes, duke u regjistruar si iniciativë qytetare me emrin e njëjtë.
Në situatë të tillë kur edhe Nehat Rexhepi i Kllokotit ka nisur procedurat për iniciativë qytetare, si dhe Nasuf Bejta i Vushtrrisë dhe kundërkandidati për president i Osmanit ka shprehur pakënaqësi po vihet në shprehje edhe përçarja.
E deputetët e Kuvendit të Kosovës nga krahu i Osmanit, Haxhi Avdyli dhe Burim Karameta, thonë se duhet të hyjnë bashkë me Vetëvendosjen në zgjedhjet lokale.
Ndonëse, ky veprim sipas tyre nuk nënkupton edhe shkrirje në Vetëvendosje.