Dje një 18 vjeçar nga Suhareka ka ndërruar jetë në vendin e punës në Slloveni, shkruan IndeksOnline.

Sipas mediave atje, Ilirijani nga fshati Nishor pas plagëve të marra në një aksident në punë ka ndërruar jetë.

Gjyqtari hetues i Gjykatës së Rrethit Nova Gorica dhe zyra e prokurorit shtetëror u informuan për aksidentin në punë, dhe inspektorati i punës po merret me rastin.