Të paktën gjashtë të vdekur e rreth 30 persona të zhdukur është bilanci i vërshimeve që ka përfshirë distriktin Schuld bei Adenau në Gjermani.
Disa persona janë raportuar të tjerë të ngujuar pas vërshimeve që kanë shkaktuar shembjen e gjashtë shtëpive në rajonin perëndimor gjerman, Rheinland-Pfalz. 25 shtëpi të tjera janë në rrezik që të shemben në distriktin Schuld bei Adenau, raportojnë mediat e huaja të enjten.
Zjarrfikësit dhe ushtria ndihmuan banorët e bllokuar të mërkurën, pasi shiu shkaktoi përmbytje të mëdha. Aksioni po vazhdon edhe sot.
Stuhi të mëdha shiu mund të priten edhe sot në Gjermaninë Jugperëndimore për të vazhduar deri të premten në mbrëmje.
#BREAKING Flood in Germany#洪水 #flut #Deutschland #Flood #Germany pic.twitter.com/VmaGGhpGGF
— Chaudhary Parvez (@ChaudharyParvez) July 15, 2021