Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aksion pranë ndërtesës “Rilindja”, ku ndodhet stafi i disa ministrive. Pas kësaj proteste është arrestuar kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj dhe zyrtarë të tjerë të partisë të cilët tashmë janë liruar.
Gjatë gjithë ditës u raportua për përdorim të dhunës nga ana e Policisë së Kosovë gjatë arrestimit të tij.
Por gjatë arrestimit kamerat kanë kapur një moment të Dardan Molliqajt duke provokuar policët.
Gjatë arrestimit të anëtarëve të PSD-së që po protestonin, Molliqaj shihet teksa e godet nga mbrapa me shkelem një pjesëtar të Policisë së Kosovës
Ja momenti kur Molliqaj godet me shqelm policin: