Nëse dëshironi të kënaqeni me aromën e kuzhinës së gjyshes, provojeni këtë recetë:
Përbërësit:
▪ 350–400 g djathë,
▪ 2 vezë,
▪ moraçë,
▪ fletë majdanozi,
▪ kripë,
▪ piper,
▪ 2 lugë grizë,
▪ 2 domate,
▪ vaj.
Përgatitja:
- Vezët tundni me mikser dhe shtoni djathin e thërrmuar, grizin, piperin, fletët e majdanozit dhe moraçën e grirë, pastaj të gjitha bashkoni.
- Specat lani dhe hiqjani farat, me shtojcën e tillë mbushni specat dhe mbyllni me rrathë domateje.
- Shtoni vaj dhe futni në furrë të ngrohur në 200 gradë celsius.
- Piqni rreth 30 – 40 minuta, derisa të skuqen.