Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion pesë persona në fshatin Peran të Podujevës, pasi të njëjtit kanë shtënë me armë në një aheng familjar, raporton Llapi.info.

Në një komunikatë për medie të dërguar nga Policia e Kosovës në adresë të Llapi.info, thuhet se janë konfiskuar katër armë dhe 19 fishekë. Prej tyre, është konfiskuar edhe një mitraloz.

“Drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës ka ngritur prezencën policore dhe riorientuar shpërndarjen në terren me qëllim mbulimin e secilës zonë në funksion të parandalimit të rasteve kriminale dhe kapjen e të dyshuarve për rastet e tilla. Kjo prezencë është plotësuar edhe me veprime dhe masa operative specifike me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e treguesve të zbulimit, ngritjen e nivelit të sigurisë si dhe mbajtjen e komunitetit tonë të sigurt dhe larg dukurive kriminale. Në këtë kuadër, mbrëmë rreth orës 22:00, pas marrjes së informacioneve të rëndësishme në rrugë operative se, në fshatin Peran të komunës së Podujevës, në një aheng familjar ka të shtëna me armë zjarri, policia ka organizuar punën e saj dhe ka kryer një operacion bastisjeje i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e;

§ Një arme mitraloz,
§ Tri revole të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe,
§ Nëntëdhjeteshtatë copë fishek të kalibrave të ndryshëm.

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes policia ka gjetur edhe dhjetëra gëzhoja, ka shoqëruar për në stacionin policor pesë persona të dyshuar, dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit ka iniciuar rastin për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” & “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

Së këndejmi të njëjtit janë proceduar më tej në përputhje me vendimin e prokurorit të shtetit”, thuhet në komunikatën e PK-së./Llapi.info

No description available.