Sëmundjet e zemrës janë ndër më të përhapurat në gjithë botën. Telashet kardiovaskulare janë përgjegjëse për shumë vdekjeve dhe i përfshijnë edhe defektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare.
Ekspertët shëndetësore kanë tërhequr vëmendjen se shëndeti i zemrës përmirësohet apo përkeqësohet varësisht prej ushqimeve dhe pijeve që konsumojmë, si dhe nga aktiviteti fizik.
Kësisoj, krejt çfarë një person ha dhe pi ndikon theksueshëm në çdo organ të trupit, e veçmas zemrën.
Uji
Uji është pija e përkryer me 0 kalori dhe 100 për qind hidratim. Në mënyrë që të ruhet shëndeti i zemrës, ekspertët sugjerojnë që të konsumohen 6 deri në 8 gota ujë në ditë.
Për ndikim edhe më të mirë, uji mund të pasurohet gjithashtu me pak lëng limoni apo me tranguj, në mënyrë që jo vetëm të garantohet hidratimi, por edhe të merren vitamina.
Qumështi
Qumështi me përmbajtje të paktë të yndyrave apo ai i sojës është burim shumë i madh i kalciumit. Duke qenë i tillë, ekspertët sugjerojnë që të pihet të paktën një gotë qumësht në ditë. Kësisoj, trupi përfiton nga vetitë e tij të uljes së nivelit të kolesterolit në gjak.
Çaji
Ekspertët kanë bërë të ditur se çajet, kryesisht ato bimore, e ulin rrezikun nga iktusi, një prej sëmundjeve të zemrës, dhe nga disa llojeve të kancerit.
Nëse një person konsumon 3 filxhanë çaj në ditë, atëherë rreziku nga ataku në zemër ulet për më shumë se 11 për qind.
Porse për një efekt të tillë rekomandohet konsumimi i çajeve bimore dhe jo produkteve industriale.
Kafja
Kafja është shumë e shëndetshme për zemrën, porse vlerat e saja largohen po qe se pasurohet me shumë kremë dhe e ëmbëlsues artificialë. Përveç tjerash, këta përbërës shtesë e rrisin edhe shkallën e kalorive të konsumuara dhe ndikojnë në ngritjen e nivelit të kolesterolit.
Problemet me zemrën manifestohen me disa simptoma që mund të dallohen lehtë.
Në rast se shfaqen dhimbjet, bllokimi apo shtrëngimi në mes të kraharorit, atëherë duhet të konsultohet patjetër një ekspert. Një tjetër shenjë paralajmëruese është edhe vështirësimi i frymëmarrjes. Nëse zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, atëherë e krijon ndjesinë e mosngopjes me ajër.
Humbja e pashpjegueshme e ndjenjave ka gjithashtu të bëjë me probleme të ndryshme, por një nga më kryesorët lidhet me zemrën.