Tenisti gjerman, Alexander Zverev, e ka fituar medaljen e artë në lojërat olimpike në Tokio.
Ai mposhti rusin Karen Khachanov me rezultat 2:0 në sete, 6:3, 6:1.
Fitorja e gjermanit vjen pas triumfit në gjysmëfinale ndaj Novak Gjokoviqit, 2:1 në sete.
Kështu, teksa për vete siguroi medaljen e artë ai ia mohoi serbit mundësinë për ta fituar Golden Slam-in.