Foto Ilustrim

Një tjetër rrahje e rëndë është regjistruar sot rreth orës 15:30 në fshatin Herticë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në këtë përleshje janë përfshirë tre persona, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:30 është pranuar informata për një përleshje fizike në progres në fshatin Herticë të Podujevës. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona të cilët ishin të përfshirë në rast. Si pasojë e rrahjes, nga mjetet e forta që janë përdorë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen“, u shpreh Ahmeti./Llapi.info