Deputeti i VV-së, Fitim Haziri, ka bërë thirrje tek qytetarët llapjanë që të vaksinohohen kundër Covid-19.
Në një postim në Facebook, Haziri ka thënë se deri tani në Podujevë janë vaksinuar mbi 21 mijë qytetarë.
Postimi i tij
21 mijë e 300 persona janë vaksionuar deri më tani në Podujevë – shifra të cilat si komunë qëndrojmë mirë por duhet edhe me shumë të vaksionohemi pasi që ditëve të fundit janë shtuar rastet dhe nuk ka alternativë tjetër përveç VAKSINËS.
Puna e madhe e ekipeve mjekësore – 10 sosh – të cilët punojnë në dy ndërrime, nga ora 07:00 e deri në orën 20:00 është një mundësi e artë për t’u vaksionuar. Falenderim dhe respekt maksimal për punën e tyre.
E inkurajoj secilin prej juve që ende nuk e keni marrë vaksinën anti-covid, që ta bëni një gjë tillë.