Me qëllim që të përgatiste ushqim, një mashkull nga fshati Dumnicë i Vushtrrisë ndezi një zjarr që pastaj nga pakujdesia i doli jashtë kontrollit dhe përfshiu një sipërfaqe pyjore prej rreth 10 hektarësh.

I dyshuari është arrestuar, derisa me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.