Fren Ferizit nga Binaqi i Vitisë të enjten iu dogj shtëpia e të vllaut teksa dyshon se kjo ju bë qëllimisht.

Në momentet e zjarrit, brenda saj nuk kishte banues, pasi i vëllai jeton në Zvicër.

Policia vetëm e konfirmon rastin e zjarrvënies, por nuk dha më shumë detaje. Ndërkaq, televizioni mëson se atyre u janë dhënë edhe emrat e disa personave të dyshuar.

Njësiti i zjarrfikësve në Viti nuk kishte intervenuar për shuarjen e flakëve, megjithatë kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes bashkë me policinë.

Edhe zjarrfikësit besojnë se zjarri është shkaktuar qëllimshmit.

Nga flakët janë shkaktuar dëme rreth 25 mijë euro.