Tre persona kanë sulmuar fizikisht një rojtar të pyllit në Podujevë, njofton Llapi.info.

“Viktima mashkull kosovar -roje pylli, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Pa dhënë detaje tjera, Policia ka thënë se rasti vazhdon të jetë nën hetime. Policia s’e ka bërë ditur fshatin se ku ka ndodhur incidenti./Llapi.info