Kjo është një “drekë e shpejtë” që do të funksionojë për të gjithë

Përbërësit:

– 1 kub gjalpë;
– 500 ml salcë ajkë neutrale;
– 1 thelb hudhre i grirë hollë;
– 50 g parmezan të grirë;
– 200 g kërpudha;
– shpageta;
– erëza sipas dëshirës;
– kripë;
– piper;
– majdanoz.

Përgatitja:

Në fillim vendosni shpagetat të zihen në mënyrën e zakonshme.

Në një tigan, skuqni kërpudhat e prera në një kub gjalpë derisa të lëshojnë ujë. Pastaj ulni temperaturën dhe prisni që uji të avullojë.

Në një enë tjetër, derdhni salcë ajke neutrale, shtoni hudhër dhe erëza dhe parmixhan.

Lini të vlojnë disa minuta, pastaj hiqni nga shporeti.

Shtoni shpagetat të ziera dhe kërpudhat në salcë dhe përzieni të gjitha mirë.