Disa njerëz rrahën një person që është ulur në makinë dhe njëri prej tyre madje shkon rreth veturës, duke u përpjekur ta tërheqë viktimën e tij nga makina përmes derës së pasagjerit.
Ndërsa zhvillohej ngjarja, të tjerët pjesëmarrës në komunikacion nuk reaguan. Dy gra shihet të dalin nga vetura e tyre, por nuk guxojnë të ndërhyjnë.
Në fund, njëri prej sulmuesve arrin ta tërheqë viktimën nga makina, ku personi i shtrirë në tokë rrihet me grushte dhe shkelma.
Sipas mediave zvicerane, përcjell Telegrafi, ngjarja u zhvillua të premten në mbrëmje në rrugën Gerliswilstrasse në Emmenbrücke, Luzern të Zvicrës.
Një tregtar vendas thotë: “Ishte rreth orës 18:00 kur vura re grindjen. Unë punoja, kështu që nuk mund të shkoja. Policia erdhi vetëm më vonë”.
Sidoqoftë, ai nuk kishte idenë se për çfarë ndodhi sulmi i dhunshëm.
Simon Kopp, zëdhënës i policisë së kantonit Lucern, ka konfirmuar për Blick.ch se kishte një grindje të premten në mbrëmje.
Shoferi i makinës, një serb (53), më pas u dërgua në spital me shërbimin e ambulancës për kontroll, përcjell Telegrafi.
