Adrian Muçiqi ka ndërprerë kontratën me Kf “Llapi”, pasi që atij nuk i janë plotësuar kushtet e kërkuara për vazhdim të kontratës.

Muçiqi për gazetën Olle ka thënë se ka biseduar me drejtuesit e ekipit, por ata nuk i’a kanë plotësuar kushtet që ai i ka kërkuar, transmeton Llapi.info.

Me tej Muçiqi, i cili ka luajtur në dy pozitat e mbrojtjes, në qendër dhe në të djathë, ka thënë se tani është futbollist i lirë dhe se është në pritje të ofertave.

Ndërsa, në anën tjetër ekipi i Kf “Llapit” sot duke filluar nga ora 17:00 do të luajë miqësoren e parë përballë skuadres së Trepçës/Llapi.info