Muzeu i parë nënujor pritet të hapet në kontinentin afrikan, më saktësisht në brigjet e Kenisë.

Kjo është raportuar nga revista e Afrikës së Jugut “The Continent”. Në përputhje me rrethanat, turistët së shpejti do të kenë mundësi të eksplorojnë një numër të madh të anijeve historike.

Një pjesë e rëndësishme e ekspozitës në fund të detit, janë anijet gati 600-vjeçare që u mbytën gjatë rrugës nga Kina e lashtë, shkruan Deutschlandfunk, përcjell Klankosova.tv

Anijet e zhytura të dinastisë “Ming” u zbuluan nga arkeologët kinezë dhe kenianë, sipas raportit.

Muzeu nënujor do të shtrihet mbi një vijë bregdetare prej 137 kilometrash në Keninë veriore. Përveç anijeve kineze, zhytësit gjithashtu mund të eksplorojnë anijet portugeze dhe arabe, si dhe anije të fundosura që mbështetën tregtinë e skllevërve.