Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me të dalë nga mbledhja e këshillit të sigurisë, ka folur për situatën e krijuar në veri të Mitrovicës, raporton Gazeta Blic.

I mllefosur me autoritetet kosovare, për vendimin rreth targave në pikat kufitare, Vuçiq, tha se ky është një vendim kriminal.

“Ata morën një vendim kriminal. Nuk do të tolerohen lehtë”, tha ndër të tjera Vuçiq.

Vuçiq madje ka thënë se ka pranuar një propozim dje dhe në mëngjesin e së martës për një “zgjidhje kompromisi, por e kam refuzuar”.

“Serbia është gjithmonë e gatshme të pranojë dialogun, por nuk do të pajtohet për veprime të njëanshme dhe në biseda me shtetet e forta të botës kam marrë një propozim se si do të mund të ishte një zgjidhje kompromisi, dhe e kam refuzuar sepse nuk është një kompromis, por poshtërim për Serbinë”, ka thënë ai në konferencën për media.