KF. “Llapi” garat si vendas në edicionin e Superligës do t’i zhvillojë në stadiumin e ish-KF. “Hysi”, kjo pasi stadium i qytetit “Zahir Pajaziti” nuk i plotëson kushtet e nevojshme për të zhvilluar ndeshjet.

Lajmin për portalin Llapi.info e ka bërë të ditur trajner i KF. “Llapi”, Tahir Batatina.

Sipas tij, është arritur marrëveshja mes Kryetarit të KF. “Llapi”, Agim Veliut, që KF. “Llapi” të i zhvilloj ndeshjet në stadiumin e ish-KF. “Hysi”, deri në momentin kur të rregullohet stadiumi “Zahir Pajaziti”.

Batatina ka treguar se sot një ekip njerëzish kanë shkuar në stadiumin e ish-KF. “Hysi” për të pregaditur terenin, duke bërë kositjen e barit, ujitjen e gjëra të tjera.

Ai ka shtuar se zhvillimi i këtyre ndeshjeve në këtë stadium është një gjë e rëndësishme për të si trajner dhe për skuadrën e KF. “Llapi” në përgjithësi./LLapi.info