Tre persona kanë mbetur të vdekur në një aksident trafiku për të cilin Llapi.info kishte raportuar se ka ndodhur rreth orës 15:00 në magjistralën Podujevë –Prishtinë, përkatësisht në udhëkryqin për Milloshevë, në fshatin Besi.
Personat e vdekur janë nxjerrë nga makina nga Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës dhe besohet se I përkasin një familje raporton Koha.net, transmeton Llapi.info.
Një nga shkaqet e aksidentit besohet se ka qenë moti me të reshura të mëdha të shiut që po mbretëron.
Sipas fotove të dërguara nga një lëxues i portalit shihet se një veturë e tipit “Golf 2” ka hyrë nën kamion./Llapi.info