Filmi i pestë dhe i fundit i Daniel Craig për James Bond, “No Time To Die”, ka marrë vlerësime pozitive nga kritikët.

Filmi u shfaq në “Royal Albert Hall” të martën, pas disa vonesave të shkaktuara nga pandemia.

“Është më mirë se mirë. Është madhështore”, ka thënë Kevin Maher i “The Times”, i cili e vlerësoi këtë film me pesë yje, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Edhe Peter Bradshaw i “The Guardian”, që po ashtu e vlerësoi filmin e Bond me pesë yje, e përshkroi atë si një film madhështor i cili jep patos, aksion, dramë, komedi, thyerje zemre, dhe tmerr makabër.

Por ndërsa shumica e kritikëve ishin pozitivë, disa sugjeruan që filmi nuk e justifikoi plotësisht kohën e tij të shfaqjes 163 minuta.