Kandidati për kryetar të Podujevës nga NISMA, Xhemajl Hasani, nuk po pajtohet me rezultatin e zgjedhjeve dhe për këtë do të kërkoj rinumërim të votave në të gjitha vendvotimet.

Bashkëfshatarët e tij besonin që Hasani do të zgjidhej kryetar i Podujevës. Sipas rezultateve preliminare për zgjedhjet lokale të së dielës që gjenden në faqen e internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Xhemajl Hasani ka marrë 199 vota.