Policia në Podujevë duket se bënë dallime në shqiptimin e gjobave për veturat e parkuara në vende jo të duhura. Kjo pasi, në aksionin e ndërmarr sot nga Policia e Stacionit të Podujevës është parë të bëhet dallimi mes veturave me targa kosovare dhe atyre gjermane.

Në fotot dhe videon e bërë nga gazetarja e portalit llapi.info, shihet se vetura me targa gjermane është bërë pre e një dënimi të shqiptuar nga policia për vendparkim të gabuar, gjë e cila ka bërë që kjo veturë të merret nga marimanga.

Por, një dënim të tillë e merituan edhe veturat me targa kosovare të parkuara në këtë pjesë, dënim ky i cili nuk u shqiptua.

Të pyetur se pse marimanga nuk po merr edhe veturat me targa kosovare, policët u përgjigjën duke thënë se e thirrëm marimangën tjetër dhe tani do vijë edhe për këto vetura. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi brenda një ore.

Policët u larguan nga vendi i ngjarjes, ndërsa, parkimi i veturave me targa kosovare në këtë pjesë sa vinte e shtohej./Llapi.info

5

1

3

2

4

6