Policia e Stacionit të Podujevës njofton për llapi.info se gjatë ditës së djeshme dy persona janë arrestuar nga policia, pasi të njëjtit kanë qenë të kërkuar për veprat: vrasje dhe tentim vrasje.

Sipas policisë, njëri rast ka ndodhur këtë vit, derisa rasti tjetër vite me parë.

Personat e arrestuar janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Poashtu, gjatë 24 orëve të fundit në Podujevë, përkatësisht në fshatin Penuhë, është raportuar për një vjedhje të një TV nga një kafene, derisa në rrugn “Fitorja” është raportuar për një vjedhje të telefonit.

Gjatë 24 orërve të fundit në Podujevë janë shqiptuar 12 gjoba për kundërvajtje./Llapi.info