Kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka hapur sot fushatën zgjedhore.

Hapjen e kësaj fushate, Bulliqi e ka bërë bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ministrin Liburn Aliu dhe deputetë llapjanë.

Para të pranishmeve, Bulliqi ka shpalosur programin e tij të plotë, ku ka premtuar investime në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, bujqësi dhe fusha tjera.

“Para të pranishmëve prezantova programin tonë qeverisës, me të cilin do ta transformojmë qytetin dhe fshatrat e komunës sonë. Gjithashtu para të pranishmëve prezantova disa prej projekteve të mëdha kapitale si përfundimi i magjistrales Podujevë- Prishtinë dhe ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës, që do t’i realizojmë bashkarisht me Qeverinë Kurti”, ka shkruar Bulliqi.