Policia e Stacionit të Podujevës ka reaguar ndaj shkrimit të portalit llapi.info se policia në Podujevë kursen vendasit, dënon mërgimtarët, duke thënë se ligji nuk i përjashton as mërgimtarët pavarësisht se janë në pushime.

Portali “Llapi.info” mbrëmë kishte raportuar se policia në Podujevë gjatë një aksioni kishte dënuar një mërgimtar për shkak të vendparkimit jo të duhur, derisa kishte kursyer shumë vendas të cilët e kishin thyer të njëjtën rregull.

Për hir të transparencës, policia në reagimin e saj përmes email-it, ka thënë se marimanga nuk mund të vendos më shumë se një veturë në rimorkion e saj.

Ndërsa, kur policët u pyetën nga llapi.info se pse veturat me targa kosovare nuk po i merr marimanga, ata thanë se tani i thirrëm dhe do të vin. Një gjë e tillë nuk ndodhi brenda një orë. Lidhur me këtë policia në reagimin e saj ka thënë se për shkak se njësiti i cili ka trajtuar kundërvajtjet ka qenë i angazhuar në një detyrë më me prioritet dhe mund të ndodh që veturat tjera të jenë parkuar kundërligjshëm./Llapi.info

Reagimi i plotë i policisë:

“Për Llapi.Info

“ Sa I perket shkrimit tuaj te djeshem : Policia dallon bashkatdhetaret nga vendasit
Per hirë të transparences ndaj publikut ju informoj se askush nuk eshte mbi ligjin dhe kjo gje nuk I perjashton as bashkatdhetaret pavaresisht se jane në pushime.
Qeshtja e kompanise per terheqje te veturave ( Merimanga)qendron se ,ajo nuk mund te vendos me shumë se nje veture ne rimorkion e saj ndersa fakti qe ka kaluar nje ore dhe nuk ka ardhur te terheq veturat tjera qendron se :
Varesisht prej natyres dhe seriozitetit te rasteve ne edhe intervenojmë ,keshtu qe njesiti I cili fillimisht ka trajtuar kundervajtjet ka qene I angazhuar ne nje dertyre më me prioritet dhe mund te ndodhe qe veturat tjera edhe jane parkuar kunderligjshem.
Megjithatë kjo ishte vetem per shkak te transparences .

Ju faleminderit”.