Reshjet e shiut do të nisin nga e diela, për të vazhduar gjatë natës deri të martën, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas njoftimit, në orët e vona të së hënës, “këto reshje parashihen të shndërrohen në reshje dëbore”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-13. Të premten sërish do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të sjellin reshje. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-12 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.