Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër dhe pasnesër do të kryhen punime në rrjet, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin deri në tetë orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

“Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehen trafostacionet:

TS 10/04 kV TS Sibovc Hekurudha (kodi: 14000010020) prej orës 08:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV TS Sibovc i Epërm (kodi: 14000010224) prej orës 08:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV TS Sibovc Zeka (kodi: 14000010022) prej orës 08:00 deri në ora 16:00

TS 10/04 kV TS Sibovc Llapi (kodi: 14000010021) prej orës 08:00 deri në ora 16:00

Vendet: Sibovc hekurudha, Sibovc i Epërm, Sibovc Zeka dhe Sibovc Llapi.

Arsyeja: Shtrirja e kabllove të tensionit të ulët”, janë vendet që do të mbesin pa rrymë më 13 dhe 14 dhjetor, në të njëjtin orar./Llapi.info