Dr. Dr. Halil Krasniqi,
Ekspert i shёndetёsisё
Sëmundjet e venave nuk janë vetëm deformim anatomik, por këto mund te shkaktojnë trombozë, emboli mushkërore, hapjen e plagëve në këmbë, por edhe dëmtimin e një organi.
Për trajtimin e venave ekzistojnë shume metoda operative. Përveç skerotizimit, pothuajse te gjitha procedurat e mjekimit kryhen me anestezion të plotë, me temperaturë të lartë endoluminale, dhimbje postoperative me pushim mjekësor disa ditësh. Kurse trajtimi i venave të sëmura, mbyllja e tyre realizohet, sot, vetëm me ngjitës dhe pa anestezion, pa dhimbje, dhe ne mënyrën me te përshtatshme për çdo person.
Në ndryshim nga procedurat e tjera, procedura VenaSealTM funksionon pa djegie termike, pa sklerozë dhe pa anestezi. Vena e sëmurë mbyllet me këtë procedurë duke përdorur ngjitësin biologjik i cili menjëherë i përshtatet organizmit dhe venën e panevojshme për trupin tonë me kalim të kohës e shndërron në inde normale. Në këtë mënyrë eliminohet rreziku i dëmtimit të nervave gjatë trajtimit të venës patologjike. Vena e sëmurë mbyllet me ngjitës dhe gjaku devijohet në venat e shëndetshme përreth saj.
Shumë studime klinike kanë treguar se procedura është e sigurt, efektive dhe e përshtatshme edhe për pacientët të cilët janë në gjendje shëndetësore të keqe.
Trajtimi me VenaSealTM kërkon vetëm një gjilpërë për një anestezi të vogël lokale. Çorapet kompresuese pas trajtimit nuk janë më të nevojshme.
Cilat vena trajtohen me ngjitës biologjik?
Detyra funksionale fiziologjike e venave është kthimi i gjakut të papastër (me dyoksid karboni) tek zemra dhe nga aty tek mushkëritë për t’u pastruar dhe shpërndarë sërish ne organizëm me oksigjen përmes arterieve. Kur venat janë të zgjeruara atëherë ato janë të sëmura dhe gjaku i papastër nuk mund të kthehet si zakonisht tek zemra por mbetet në venën e zgjeruar në këmbë dhe kështu së bashku, substancat helmuese të cilat mund të krijojnë trombozë dhe me kohë edhe hapjen e plagëve ne këmbë.
Pra me ngjitës mund të trajtohen, të mbyllen të gjitha venat e sëmura apo zgjeruara në këmbë.
Si funksionon kjo metodë?
Venat e sëmura eliminohen me ngjitës biologjik brenda 50 minutash dhe pacientët mund të bëjnë sport menjëherë pas trajtimit.
Për mjekimin e venave të sëmura nuk nevojitet anestezioni. Nuk nevojitet kompresioni me çorape, nuk ka nevojë për qëndrim në spital, nuk ka dhimbje dhe aktiviteti jetësor mund të vazhdojë menjëherë pas trajtimit.
Me një shpim në venë, depërton sonda deri në ije dhe nën kontrollin permanent të ultrazërit, lirohet ngjitësi nga sonda në formë pikash dhe vena mbyllet menjëherë. Pas largimit të sondës nga këmba, pacienti mund të vazhdojë sportin apo aktivitetin e tij fizik.
A ka ndonjë efekt anësor ngjitësi biologjik dhe sa është kjo metodë efektive?
Ngjitësi është krejtësisht biologjik dhe përdoret tash e 100 vite në mjekësi. Është shumë efektiv dhe deri tani nuk ka treguar efekte patologjike. Në pesë vitet e fundit ekzistojnë një numër i mjaftueshëm i studimeve klinike, të cilat tregojnë një efikasitet klinik shumë të mirë pa efekte anësore dhe mbyllje të venës deri në 96%. Venat të cilat janë trajtuar me ngjitës mbyllen dhe pas disa muajsh shndërrohen në inde normale.
Pacientët e trajtuar me VenaSealTM raportojnë se nuk kanë dhimbje ose mavijosje në krahasim me ablacionin me radiofrekuencë. Në raste shumë të rralla mund të këtë skuqje punktuale e cila pas disa orësh largohet.
Për cilët pacient është kjo metodë e përshtatshme?
Me metodën Venaseal mund të trajtohen të gjithë pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet e venave; të gjitha moshat dhe kryesisht pacientët e sëmurë nga zemra apo mushkëritë të cilët janë të rrezikuar nga anestezioni i përgjithshëm, pasi që kjo procedurë kryhet pa anestezion dhe pa dhimbje gjatë dhe pas trajtimit. Çorapet kompresive nuk ka nevojë të përdorën më.