Aksioni humanitar për të ndihmuar Baki Hajzerin nga fshati Kalaticë e Podujevës, i cili vuan nga nga një sëmundje e rëndë deri më tani ka arritur të grumbullojë më shumë se 5000 euro.

Organizatorët e këtij aksioni kanë treguar se këto para kanë arritur të grumbullohen pasi që shumica e qytetarëve dhe bizneseve në qytet kanë dhënë përgjigjje pozitive duke dhënë kontributin e tyre, të cilin ata e vlersojnë shumë.

Aksioni do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, ku vullnetarët do të jenë në tri pika statike në të cilat do të mund të kontribojnë të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi që këtë ta bëjnë dje.

Përveç pikave mbledhëse të cilat kanë qenë në sheshin e qytëtit edhe në afërsi të postës, sot do të vendoset edhe një pikë tek rruga e tregut të gjelbër.

20 – vjeçari, Baki Hajzeri vuan nga një sëmundje e cila kërkon trajtim jashtë vendit me një kosto të papërballueshme për familjen./Llapi.info

bakiu