Mëngjesi i së shtunës i bashkon llapjanët në një vend ,sheshi i qytetit çdo javë mbulohet nga gjërat që tregtarët vendosin t’i shesin. Ora 07:00 është ora kur llapjanët gumëzhijnë për ta siguruar kafshatën e gojës me gjësendet që kanë zgjedhur për t’i shitur.
Njërin nga tregtarët që çdo të shtunë e ke rastin ta takosh në treg është edhe Sali Berisha nga fshati Lluga i Komunës së Podujevës, i cili i shet me shumë dashuri kasetat e vjetra me muzikë folklorike me dëshirën e vetme që tradita shqiptare të përtrihet vazhdimisht.
“Çdo të shtunë dal këtu nga ora 7 deri në ora 5 ti shes këto kaseta me muzikë folklorike, edhe pse nuk kam shumë shitje çdo javë jam këtu” rrëfen Saliu 60 vjeqar .
Përveç Salihut ka edhe shumë njerëz të tjerë që shesin produktet e tyre nga më të ndryshmet, duke filluar me mjaltin që e nxjerrin nga bletët e tyre dhe e sjellin për ta shitur në tregun i cili vlon nga puna.
Përveç mjaltit ka edhe gjëra tjera si ato mekanike veshmbathje, bicikleta, gjëra ushqimore.
Ora 17:00 është koha kur tregtarët fillojnë ti mbledhin gjësendet e tyre, për t’u larguar në vendin e tyre, edhe qytetarët shihen me qese në duar duke u kthyer në shtëpitë e tyre./Llapi.info