Kryetari i Kievit dhe njëherit ish-kampioni i botës në kategorinë e rëndë në boks, Vitaly Klitschko, ka thënë në televizionin Ukraina 24, se në rast të sulmit rus në Ukrainë, do të marrë pjesë në mënyrë aktive në mbrojtjen e vendit.

“Nëse fillon agresioni rus, si ish-ushtar do të marrë mitralozin dhe të nisem në luftë”, tha Klitschko, transmeton Telegrafi.

Më herët Klitschko pati kritikuar vendimin e Gjermanisë që në Ukrainë të dërgojnë pesë mijë helmeta.

“Pesëmijë helmeta, duhet të jetë shaka. Çfarë do të na dërgojë Gjermani tjetër si përkrahje? Jastëkë”, pati thënë i nervozuar Klitschko.