Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Ka ndërruar jetë gjatë një ndeshje futbolli, futbollisti shqiptar Aleksandër Lambi.

22-vjeçari ra në fushë pa ndjenja brenda pesë minutave të para të ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Pasi ra pa ndjenja lojtarët dhe mjekët e të dyja skuadrave i shkuan në ndihmë

I riu është dërguar në spital, por për fat të keq, nuk ka arritur të mbijetonte, duke ndërruar jetë.

Klubi që e kishte në pronësi, Apolon Smirnis reagoi në “Instagram” për këtë fatkeqësi.

https://www.instagram.com/p/CZezU5LgiZB/?utm_source=ig_embed&ig_rid=aeb0ba71-43d5-49a8-b714-7b4298063c84