Është hapur konkursi letrar për të gjithë krijuesit që dëshirojnë të marrin pjesë me krijimet e tyre në edicionin e katërt të Festivalit Kombëtar të Letërsisë dhe Ditët e Disapores që organizohet në Podujevë.

Të gjithë të interesuarit mund të konkurojnë për këto çmime letrare: tregim i shkurtër, poezi dhe çmimi i diasporës, i cili ndahet gjatë Orës Letrare për Diasporen.

Afati për konkurrim është i hapur deri më 15 gusht 2015, ndërsa festivali mbahet me 22 gusht 2015 në Podujevë.

Ojq. “Prokult” është organizata e cila organizon këtë Festival Kombëtar të Letërsisë në Podujevë.

Mënyra e konkurrimit është përmes adresës elektronike: [email protected].
Ndërsa, numrat kontaktues janë: 044 480 422, 044 163 403./Llapi.info