Me pushkë, është mënyra e vetme që Amir Cakiqi nga Llapashatica e Epërme Podujevës t’i shpëtojë 77 lopët e tij.

Ato nuk po i mbron nga hajnat, por nga egërsirat, njofton Klan Kosova.
Këta te fundit pasi e kishin mbytur njërën nga lopët e Amirit, e kishin tërhequr zvarrë në brendi të pyllit.

Cakiqi nga sulmet e ujqve, brenda një 3 muajve, humbi 3 krerë lopë dhe dy vejta të porsalindura.

Sigurinë e lopëve të tij nuk po mund ta ofrojnë as çobanët të cilët ai i ka punësuar.

Këta te fundit kishin qenë në rrezik edhe vet, nga sulmi i egërsirave./KK