Sipas agjencioneve turistike në Podujevë, vendi i preferuar për pushime për llapjanët ishte Velipoja, të cilin vend qytetarët në fillim e përshkruan si një vend të qetë, të pastërt dhe të sigurt. Por, një gjë të kundërt me këtë e thonë pushuesit nga vende tjera, sipas të cilëve niveli i papastërtisë në këtë vend është shumë i madh, raporton Tch, transmeton Llapi.info.

Numri i pushuesve në plazhin e Velipojës këtë vit është më i vogël dhe për këtë ka ndikuar veçanërisht lënia pas dore e gjithë infrastrukturës.

Rrugët e papastruara, mbeturinat e pahequra dhe mungesa e plazheve publike tregojnë se në këtë zonë mungon tërësisht dora e pushtetit vendor.

Velipoja  1

Shqetësimi më i madh për pushuesit nga Kosova është papastërtia në çdo cep, raporton tch.

Edhe pushuesit nga Kosova e kanë kuptuar se e gjithë kjo situatë ka ardhur nga mosfunksionimi total i pushtetit vendor.

Velipoja ishte njësi administrative më vete, ndërsa tani është pjesë e Bashkisë së Shkodrës, bashki e cila ende nuk ka nisur punën.

Velipoja 2