Edhe në Podujevë është ngritur çmimi i auto-taksive, shkruan Llapi.info.

Vendimi ka hyrë në fuqi që nga 11 marsi, derisa është bërë e ditur se ngritja e çmimit është bërë pas situatës së vlerësuar të naftës.

“Shoqata e Taksive në Podujevë kanë vendosur që të ngitini çmimet e shërbimeve pa dëshirën e tyre, por pas ngritjes së derivateve atëherë;

Radio Taxi Llapi

Radio Taxi Deni

Radio Taxi As

Radio Taxi Meritoni

Kanë vendosur qe nga data 11.03.2022 starti në qytet  nga 1 euro sa ishte, do të jetë 1.5, si dhe kilometri në fshatra nga 0.50 sa ishte do të jetë 0.60 centë”, thuhej në njoftim.

Shtrenjtimi i auto-taksive është bërë sot edhe në Komunën e Prishtinës. Atje, ky vendim është miratuar nga ekzekutivi komunal, ndërkohë që nisja është ngritur në 2 euro./Llapi.info