Llapi ka pësuar humbje befasuese midis Podujevës ndaj Dukagjinit me rezultat 1-2, në xhiron e 26-të të Superligës së Kosovës, raporton Llapi.info.
Mysafirët nga Dukagjini realizuan qysh në minutën e 9’ të takimit nëpërmjet sulmuesit Ahmed Januzit, i cili i dha epërsinë e parë ekipit të tij. Me rezultat 1-0 në të mirë të dukagjinasve u mbyll pjesa e parë në “Zahir Pajaziti”.
Edhe në pjesën e dytë, të dyja skuadrat zhvilluan lojë të hapur, ku edhe pati disa raste të volitshme shënimi. Ishte minuta e 71’, kur Ahmed Januzi shënoi golin e dytë për Dukagjinin, për t’i ngritur shifrat në 0-2.
Nikoqirët llapjanë shënuan krejt në fund të ndeshjes për epilogun përfundimtar 1-2, me anë të Latif Amadu.
Llapi pas 26 xhirosh ka 41 pikë dhe pozicionohet në vendin e katërt, ndërkohë që Dukagjini ka 29 sosh në vendin e tetë.
Në javën tjetër, Llapi i shkon Prishtinës, derisa Dukagjini pret Malishevën./Llapi.info