Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, në kuadër të Komunës së Podujevës, ka njoftuar se me 30 mars, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal, do të mbahet sesioni informues, lidhur me grantet që do t’i lëshojë Ministria e Zhvillimit Rajonal, për bizneset, raporton Llapi.info.

Ky sesion do t’i informojë biznesmenët llapjanë për mënyrën e aplimit dhe do t’u tregojë për grantet që Ministria e Zhvillimit Ekonomik, do i jap për bizneset.

Grantet e ministrisë do të ndahen në dy kategori: ndërmarrjet mikro 0-9 punëtorë dhe ndërmarrjet e vogla 10-49 punëtorë.

Afati i fundit për aplikim në këto grande është data 13.04.2022.

Për detaje më të hollësishme shikoni dokumentin mëposhtë: