FOTO ILUSTRIM

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri sot në Podujevë, raporton Llapi.info.

Siç mëson Llapi.info, rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në fshatin Katunishtë të kësaj komune.

Si pasojë e këtij zjarri, nuk raportohet për dëme në njerëz, derisa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta lokalizuar zjarrin.

Nuk dihen shkaqet që kanë çuar që kjo shtëpi të përfshihet nga flakët. Në anën tjetër, vetëm gjatë vikendit, në rajonin e Llapit janë djegur dhjetëra hektarë pyje dhe fusha.

Siç ka raportuar Llapi.info, zjarre këto ditë ka pasur në fshatrat; Gllamnik (edhe sot), Dumnicë, Rakinicië, Shakovicë, Lupç i Poshtëm, Peran, Katunishtë, Dobërdol, Shtedim, Lluzhan dhe zona tjera./Llapi.info