Fabrika për prodhimin e veturave elektrike të kompanisë amerikane Tesla ka filluar punën në Berlin, e falë pamjeve të realizuara me dron, kemi mundësinë të shohim sesi duket brenda kjo Giga-fabrikë.
Bëhet fjalë për giga-fabrikën e ndërtuar në Brandenburg, ku me dron janë zbuluar realizuar pamjet që tregojnë procesin e punës, që rezulton me nxjerrjen nga shiriti prodhues modelet e reja të Tesla, transmeton Telegrafi.
Drone flight through the#GigaBerlinBrandenburg @Tesla pic.twitter.com/7yCehZl5G3
— Gigafactory Berlin-Brandenburg 🕊🇺🇦 (@Gf4Tesla) March 25, 2022
Themeluesi i Tesla, Elon Musk personalisht i ka ndarë blerësve 30 njësitë e para të crossoverit elektrik Model Y. Droni ka filmuar pamje mbresëlënëse që kompania Tesla Motors i publikoi në Twitter.
Në video shihen veprime të shumta – duke filluar nga puna në parking e deri te brendësia e fabrikës ku çdo pjesë e vetura të Tesla prodhohen dhe montohen.