Dy persona nga Kosova janë arrestuar në Maqedoni ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, raporton Llapi.info.
Sipas MPB-së maqedonase, dy nga të arrestuarit janë shtetas të Kosovës, më saktësisht nga Podujeva.
Arrestimi i tyre, siç ka thënë MPB, është bërë pasi janë kapur me 150 kilogramë drogë të llojit marihuanë. I përfshirë ka qenë edhe një tjetër person nga Kumanova.
“Në orët e pasdites është vërejtur në parking para një objekti hotelerik një automjet i parkuar ‘Audi A6’ me tabela të Kumanovës, ndërsa në automjet kanë qenë I.D (50) dhe K.K (39) nga Podujeva e Kosovës si dhe B.R (34) nga Kumanova. I.D dhe K.K janë përpjekur të arratisen por janë kapur nga ana e policisë dhe që të tre janë privuar nga liria
“Gjatë kontrollit janë gjetur gjithsej 92 paketime me marihuanë që janë gjetur në pjesën e pasme të veturës, ndërsa te të arrestuarit janë gjetur telefona, kartela telefoni nga operatorë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe para.
“Ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim penal dhe po ashtu edhe një person kërkohet për shkak se ai është dashur ta merr drogën në Shtip dhe ta transportojë në Turqi”, thuhet në komunikatën e policisë. /Llapi.info