Prishtina ka mposhtur Llapin në “Fadil Vokrri”, në duelin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, me rezultat 2-1, raporton Llapi.info.

Pjesa e parë u mbyll në të mirë të kryeqytetasve. Ishte Gledi Mici që realizoi nga penalltia në minutën e 37-të, për rezultatin 1-0.

Kur pritej që Prishtina të shkonte në pushim me komoditet dhe të bëhej gati për pjesën e dytë si favorite për ta fituar, Agim Zeka mori në minutën e fundit kartonin e dytë të verdhë dhe la vendasit me një lojtar më pak.

Në të dytën, ishin llapjanët që barazuan shifrat në 1-1. Arbnor Ramadani u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 62’.

Edhe pse me një lojtar më pak në fushë, Prishtina arriti të shënoi golin e dytë dhe të fitores me anë të Endrit Krasniqit në minutën e 84, rezultat me të cilin edhe mbyll ndeshja në Prishtinë.

Finalisti i kësaj gjysmëfinale do të dihet në Podujevë – në ndeshjen kthyese që do të zhvillohet në javën e ardhshme apo më saktë me 13 prill. /Llapi.info