Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas humbjes ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë, ka thënë se ekipi i tij do ta përmbys rezultatin në ndeshjen kthyese, shkruan Llapi.info.

Për gazetarë, Batatina është shprehur se skuadra e tij nuk e shfyrëzoi epërsinë numerike në fushë, pasi Agim Zeka u ndëshkua me karton të kuq në fund të pjesës së parë.

“Pranuam një gol shumë herët dhe duhet që më pas të ishim të kujdesshëm. Nuk e shfrytëzuam epërsinë numerike në pjesën e dytë, madje edhe pranuam edhe gol. Mendoj se do ta përmbysim rezultatin në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Do të punojmë shumë për ndeshjen kthyese”, ka thënë Batatina.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet në “Zahir Pajazjti” në javën tjetër, respektivisht më 13 prill./Llapi.info