Tifo grupi i klubit nga Podujeva, “Legjendat”, do të mbajë takim për të zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e re, pasi krerët e kësaj tifozerie kanë dhënë dorëheqje, raporton Llapi.info.
Kështu bëhet e ditur në një postim në Facebook nga “Ultras Legjendat”, ku është thënë se dorëheqja vije për arsye personale.
“DORHEQJE E KRYETARIT DHE KRYESISË. 24 qershor, vitin e kaluar, në krye të tifozerisë tonë erdhi kryesia e re, ku me plot punë e angazhim për 10 muaj arritëm që të prezantojmë “Legjendat” dh qytetin në mënyrën më të mirë, në secilin stadium të Kosovës në çdo ndeshje ishim prezentë.Paraqitjet nuk munguan as në palestër ku përkrahem klubet e Podujevës që mbajnë ngjyrat bardhë e kaltër, e në emrin e madh Llapi. Duke qenë gjithmonë e më kërkues dukë bërë thirrje që qyteti të ketë tifozeri aktive, mentalitet ultras të lartë, e asnjëherë të mos i kthehet shpina ekipeve të Podujevës, kryesia momentale lëshon vendin dhe jep dorëheqje nga kjo pozitë, pa të keqën e askujt e pa arsye të veçantë – arsyet janë personale”, thuhet në njoftim.
Më tej, është bërë e ditur se në ditët në vijim do të mbahet mbledhja për kryetarin dhe kryesinë e ri të tifozëve llapjanë./Llapi.info