Trajneri i skuadrës së Superligës të Kosovës, KF Llapi thotë se kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka bërë punë të mira në mandatin e kaluar, teksa shton se ai ka njohuri menaxheriale për të ngritur futbolllin kosovar si dhe potencial. Në një bisedë për Gazetën Online, Reporteri.net, Tahir Batina flet edhe situatën aktuale në të cilën gjendet skuadra që ai udhëheq, duke përmendur kështu edhe arsyet e performancës jo të mirë së fundmi nga Llapi.

Lidhur me një takim, pas rizgjedhjes së Agim Ademit edhe për një mandat në krye të FFK-së, Batina thotë se ka qenë takim, ku ai ka qenë i ftuar sikurse çdo delegat tjetër, takim ky në të cilin sipas tij ishte iftar i përbashkët me trajnerë e njerëz të futbollit.

“Sa i përket takimit me Agim Ademin, kam qenë i ftuar si çdo delegat tjetër, pra një iftar i përbashkët dhe njerëz të futbollit, ku kishte trajnerë të futbollit dhe unë morra pjesë në atë darkë”, thotë Batatina.

Jo rrallë herë trajneri nga Podujeva ishte ankuar tek mënyra e referimit të ndeshjeve, duke përfshirë këtu edhe ankesë në gjyqtarë të caktuar, megjithatë, sipas tij skuadra e tij nuk është duke u dëmtuar nga gjytarët, por që është fati i cili iu mungon gjatë shumë ndeshjeve atyre.

“Jo mendoj që Llapi nuk është duke u dëmtuar nga referët, por ndoshta me pak fat do të ishim më lart në tabelë, por fati në shumë ndeshje na ka mungu”, vlerëson trajneri llapjan.

Vitin e kaluar morrën dy Kupa të cilat iu hapen rrugë për të garuar në garat Evropiane, ndërkaq sot, skuara e Llapit gjendet jashtë Top-3, ku gjenden në pozitën e katër, pozitë kjo sipas Batatines nuk është e kënaqeshme, pasi sipas të njëjtit ata duhet të jenë nëë një pozitë që e dërgon KF Llapin në Evropë.

“Ne do të bëjmë maksimumin që të jemi në pozitën që na dërgon në Evropë”, shprehet Tahir Batatina.

Veç të tjerash, trajneri nga Podujeva tregon edhe për arsyen e mbështetjes së tij, si delegat, për rizgjedhjen e Agim Ademit në krye të FFK-së.

Trajneri llapjan ka fjalë mjaft të mira për Ademin si dhe e vlerëson punën e Ademit gjatë mandatit të kaluar në FFK, teksa shton se Ademi ka potencial e njohuri për të ngritur futbollin kosovar, ku sipas tij tani vërehen ndryshime në infrastrukturë, organizim të klubeve, ngritje të cilësisë së klubeve si dhe organizim të mirë në Kombëtaren e Kosovës në futboll, e për këto meritat ia lë Agim Ademit.

“Sa i përket Agim Ademit, mendoj që në rrethanat aktuale që është futbolli i Kosovës, mendoj se ai ka bërë punë të mira në mandatin që lamë pas dhe kjo ka qenë arsyeja që e kemi mbështet edhe për mandatin e dytë. Besoj që ka potencial dhe njohuri meanxheriale për të ngritur futbollin, ku tani vetëm se po vërehen ndryshimet, si infrastrukturë, pastaj organizimi i klubeve, ngritja e cilësisë në klube dhe organizimi i mirë në Kombëtare.

Besoj se ky do të jetë mandati i zhvillimit, pasi programi i paraqitur para nesh, pra brenda tij ka shumë zhvillim e avnacim të futbollit. Besoj që do të realizohen ato projekte dhe ne do të ngritemi si ligë dhe futbolli do të avancojë shumë”, përfundon trajneri nga Llapi.

Ndërkaq, më 6 prill të këtij viti, Agim Ademi është zgjedhur kryetar i FFk-së edhe për një mandat tjetër, ku përballë tij nuk kishte asnjë kandidat të vetëm.

Me 43 vota pro, Ademi është zgjedhur ‘President i shtëpisë së futbollit vendor’, ku do të ketë katër vite të plota për të vazhduar punën e tij si i pari I FFK-së.

Vlen të përmendet se kandidat zyrtar për të parin e FFK-së ishte edhe Gramoz Vokrri, i biri i legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Megjithatë një mundësi që të votohej nga delegatë sikurse Ademi nuk e kishte edhe Vokrri. Kjo pasi FFK-ja kishte deklaruar se nga 15 nënshkrime sa kishte Vokrri nga klube të ndryshme të Superligës së Kosovës, përfshirë skuadrën e Prishtinës ishin jo valide, kështu që atij iu mohua e drejta për të qenë në garë kundër Ademit.

Veç kësaj, Vokrri kishte dorëzuar ankesë, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku në këtë ankesë thuhej se Kuvendi Zgjedhor i cili ishte mbajtur me 6 prill është i paligjshëm, por në bazë të një Aktvendimi të Gjykatës Themelore, ankesa e Vokrrit ishte hedhur poshtë, si e pabazë ligjore.