Në ndeshjen e gjysmëfinales ndaj Prishtinës, që do të mbahet me 13 prill, të gjithë tifozët e KF Llapit, do ta kenë hyrjen gratis, shkruan Llapi.info.
Kështu është marrë vendim nga drejtuesit e klubit.
Ata i kanë bërë thirrje legjendave që të jenë sa më masovisht të pranishëm në stadium, për ta mbështetur klubin e tyre të zemrës.
Njoftimi i plotë;
𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌 𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑
Duke e parë rëndësinë e ndeshjes kthyese të Kupës së Kosovës, e cila për ne është ndeshja më e rëndësishme e sezonit dhe që zhvillohet të merkurën më 13 prill nga ora 14:00 në 🏟 𝐀𝐫𝐞𝐧𝐚 “𝐙𝐚𝐡𝐢𝐫 𝐏𝐚𝐣𝐚𝐳𝐢𝐭𝐢”, Presidenti i KF Llapi, z. Beqir Batatina ka nxerrë vendim që të gjithë tifozët dhe qytetarët llapjanë ta kenë 𝐇𝐘𝐑𝐉𝐄𝐍 𝐆𝐑𝐀𝐓𝐈𝐒 dhe kërkon që të bashkohemi të gjithë drejt finales dhe që të shkruajmë përsëri së bashku HISTORINË.
”Ultras Legjendat” i duam edhe më të bashkuar e me organizim edhe më të madh për t’iu treguar të gjithëve se ne jemi qyteti i futbollit 🤍💙⚽️🤝
Me respekt
Presidenti i klubit
Z. Beqir Batatina