Policia e Kosovës ka thënë se ka konfiskuar një sasi të madhe të drunjve teknikë, të cilat, sipas Policisë së Kosovës, ishin të kontrabanduara, raporton Llapi.info.

Në një raport shtesë, Policia ka thënë se masa drunore është sekuestruar dhe është dërguar në terminalin doganor në Merdar.

“Fsh. Reçicë, Podujevë 05.04.2022 – 14:25. Në lidhje me rastin për tri ditë rresht nga data 06,07,08.04.2022 është bërë sekuestrimi i mallit (dru teknik) dhe është dërguar në terminalin doganor në Merdare. Sasia e mase drunorë te sekuestruar është 31.59 ³”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Duhet potencuar se Policia në Podujevë ka marrë disa “aksione” të tillat për parandalimin e kontrabandimit të drunjve ./Llapi.info