Klubi “Kroni”, u themelua vite më parë nga trajneri llapjan, Arian Havolli.
Ky klub, ani pse me vështirësi të shumta, ka arritur që të bëjë krenarë një popull të tërë, duke sjellur kampionë dhe yje që premtojnë shumë në sportin e kickboxit.
Pakkush e kishte besuar suksesin e Driton Kukës, si trajner i xhudos – i cili kishte arritur të sjell kampione botërore në këtë sport, si; Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova.
Nëse Driton Kuka, njihet si ekspert i xhudos, sukseset e të cilit tashmë njihen ndërkombëtarisht, njësoj shihet edhe Arian Havolli në atë të kickboxit.
Havolli, tashmë ka prodhuar kampionë si Demahmet Sinani, i cili ditë më parë mposhti serbin në turneun më të madh gjysmë profesional në MMA.
Demahmet Sinani, premton shumë që të korr suksese edhe më të mëdha në arenën ndërkombëtare.
Përveç Sinanit, klubi “Kroni”, ka brenda vetës edhe shumë sportistë tjerë, të cilët mund të korrin suksese dhe trofe ndërkombëtare.
E gjithë kjo në meritë të punës së pandalur për shumë vite me radhë të klubit “Kroni” dhe trajnerit, Arian Havolli.
Ata brenda Kosovës janë të pakonkurrencë, duke fituar për shumë vite me radhë të gjitha trofetë në nivel vendi.
Ky klub, pritet që viteve në vazhdim të bëhet ikonë edhe në garat ndërkombëtare.
Për t’i parë aktivitetet e klubit ‘Kroni’ klikoni KËTU