Tre vajza janë raportuar si të zhdukura në Kosovë brenda dy ditëve të fundit.
Në Gjilan, të hënën, një grua ka deklaruar se vajza e saj, e moshës së mitur është dalë nga shtëpia dhe se nuk di asgjë për vendndodhjen e saj.
Po ashtu, në të njëjtën ditë, është zhdukur edhe një vajzë tjetër në Viti, rastin e ka raportuar vëllau i viktimës, duke shtuar se ajo ka probleme psikike.
Një ditë më vonë, në Gjakovë është raportuar e zhdukur nga babai i saj një vajzë e mitur.